Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli fiton derbin dhe del në vend të parë

Napoli është lider në Serie A. Napoli të dielën mbrëma fitoi derbin ndaj Milanit me shifrat 2:1 dhe doli i pari në tabelë. Ndeshja në San Siro i ka takuar xhiros së shtatë të kampionatit italian.

Matteo Politano shënoi për epërsinë fillestare të Napolit. Ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 55-të. Olivier Giroud barazoi rezultatin në minutën e 69-të. Ndërkohë golin e fitores për Napolin e shënoi Giovanni Simeone në minutën e 78-të.

Napoli i ka 17 pikë, sa edhe Atalanta e vendit të dytë. Milani është i pesti me 14 pikë.

Amir Rrahmani ka kompletuar ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Napoli. Mbrojtësi i Kosovës u ndëshkua me karton të verdhë.

Artikuj të ngjashëm