Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, ka konfirmuar se ka refuzuar shumë oferta të rëndësishme për t’u larguar nga klubi italian, por ka thënë se është i lumtur me vendimin që të qëndrojë.
Gjatë verës ishte raportuar se belgu mund të kalojë në Premier Ligë me Manchester Unitedin e interesuar për të, por në fund të korrikut ai nënshkroi kontratën e re pesëvjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Objektivi im? Të jem më i mirë se vitin e kaluar, kjo është e qartë. Qëndrova te Roma sepse doja të fitoja me këtë ekip, me këtë fanellë, me këtë klub”, ka thënë ai për Il Romanista.
“Përse vendosa qëndrimin te Roma? Kisha shumë oferta të rëndësishme, por për mua është e rëndësishme që të kem stil të mirë jetese me njerëzit që dua. Jam i lumtur këtu dhe nuk kam arsye për të ndërruar ekipe”.