Bayern Munichu ka arritur marrëveshje personale me trajnerin e Leipzigut Julian Nagelsmann.
Mediat gjermane kanë raportuar të martën Nagelsmann do të jetë pasuesi i Hansi Flickut te Bayerni.
Flick do të largohet në fund të këtij edicionin nga “bavarezët”. Nagelsmann ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2023. Klubi gjerman për ta trajnerin po kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim.
Madje thuhet se edhe vet trajneri gjerman ka kërkuar të lirohet nga skuadra aktuale.
Bayerni thuhet se është i gatshëm të ofrojë rreth 20 milionë euro.