Yuto Nagatomo u largua nga Interi, për të luajtur të Galatasaray në Turqi, për pjesën e mbetur të sezonit, mbi bazën e një huazimi në vlerën e 1 milion eurove.
Të shumta ishin reagimet e zikaltërve në rrjetet sociale, pasi Nagatomo luan prej 7 sezonesh tek Interi dhe nuk ka arritur asnjëherë të bindë plotësisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithsesi, menaxheri i japonezit jep ‘lajmin e mirë’ se Nagatomo do të rikthehet sërish në Milano në verë, pasi bëhet fjalë për një huazim të thjeshtë, transmeton SS.
“Kohët e fundit Naga nuk po gjente shumë hapësira tek Interi, ndaj kërkuam një tjetër skuadër, ku të luajë më shumë, pasi kemi përpara botërorin dhe ai dëshiron të jetë me patjetër. Galatasaray është një klub ambicioz, ashtu si vetë Nagatomo dhe synon titullin kampion. Largimi nga Interi nuk është një lamtumirë, por thjesht një mirupafshim, pasi në verë do të rikthehet sërish te zikaltrit, për të parë se si do të rrjedhin gjërat”, tha menaxheri i japonezit, Roberto Tukada.