Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nadali ndihet keq për Zverevin

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka thënë se kalimi në finalen e turneut “French Open” për herën e 14-të për shkak të lëndimit të Alexander Zverevit, nuk ka qenë rruga që ai e ka dashur për të fituar.

Nadali, bartës i pestë i garës, ishte duke udhëhequr kur gjermani Zverev u desh të largohej me asistencë të stafit mjekësor nga arena pas lëndimit të rëndë në nyjën e këmbës.

“Nëse je njerëzor, duhet të ndiesh keqardhje për kolegun. Ta shohësh kolegun në atë gjendje, edhe pse është ëndërr për mua të jem në finale, nuk është rruga që unë dëshiroja të përfundoja në atë mënyrë”, ka thënë Nadal.

Artikuj të ngjashëm