Rafael Nadal ka vendosur të luajë në gjysmëfinale kundër Nick Kyrgiosit, pavarësisht se ka telashe me lëndim të muskulit në abdomen.
Gazeta spanjolle “Marca” ka shkruar të enjten se Nadali, fitues i 22 “Grand-Slameve” e që është rekord për një tenist, ka shqyerje prej shtatë milimetrave të një muskuli në abdomen.
Nuk është hera e parë që Nadali luan me një lëndim të tillë.
Në gjysmëfinale të turneut “US Open” në vitin 2009, luajti me shqyerje të muskulit prej dy milimetrave, kundër Juan Martin Del Potros.