Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nadali eliminohet në Madrid, fokusin e ka në Paris

Rafael Nadal nuk është shqetësuar shumë për eliminimin nga Carlos Alcarez në çerekfinale të “Madrid Open”.

Fokusi i tij është që të përgatitet sa më shumë për turneun e madh “French Open”.

Nadali mori pjesë në turneun e Madridit, pavarësisht se nuk ishte përgatitur shumë, pas lëndimit që e la atë jashtë fushës për gjashtë javë.

Megjithatë, 35-vjeçari e synonte trofeun të cilin e ka fituar gjashtë herë në total, por u eliminua nga 19-vjeçari Alcarez.

Nadali kërkon që edhe sivjet ta fitojë turneun “French Open”. Do të ishte suksesi i 14-të në total.

“Roland Garros”, siç njihet ndryshe kjo garë, nis më 22 maj.