Rafael Nadal shënoi fitore ndaj numrit në në botë, Novak Gjokoviq, të dielën në qytetin e Romës, në përballjen e fundit të rivalitetit mes tyre. Nadal triumfoi me setet 7-5, 1-6 dhe 6-3, duke marrë titullin e 10-të.
“Isa me fat në disa momente, veçanërisht kundër Shapovalov”, ka thënë Nadal duke iu referuar ndeshjes së raundit të 16-të ku e fitoi ai.
“Mendoj se kam luajtur një turne të mirë, kamë luajtur gjithnjë e më mirë, duke gjetur ritmin tim në fushë. Kam pasur një javë pozitive dhe jam shumë i lumtur” Është e mahnitshme të kesh në duar trofeun e 10-të. Është diçka e pamundur të imagjinohet, por ndodhi kështu dhe jam i lumtur. S’mund të falënderoj mjaftueshëm ekipin tim”.
Gjokoviq, i cili humbi nga Nadal në takimin e kaluar në finalen e Ronald Garros të vitit të kaluar, u tërhoq në setin e dytë për të garuar me pikët 5-1, ndërsa intenstiteti i spanjollit ra.