Sport

Nadal fiton në Madrid, kalon Federerin në ranglistë

Rafael Nadal ka mposhtur Dominic Thiemin për të fituar titullin e pestë “Madrid Open” dhe për të hyrë në top-katërshe të ranglistës botërore.

Spanjolli tani ka fituar tre tituj rresht, pas triumfit në Barcelona Open dhe Monte Carlo Masters, derisa rekordi i tij sivjet është 15-0.

Në vendin e katërt, Nadal zëvendëson Roger Federerin.