Tenisti spanjoll, Rafael Nadal kalon në çerekfinale të turneut “Australian Open”, pasi mundi argjentinasin Diego Schwartzman me rezultat 3-1 në sete.
Në çerekfinale, Nadal do të përballet me kroatin Marin Çiliq, i cili mundi spanjollin Pablo Carreno Busta.
Ndërkohë në konkurrencën e femrave, Caroline Wozniacki ka kaluar në çerekfinale pasi ka mundur në dy sete sllovaken Magdalena Rybarikova, transmeton kp.
Në çerekfinale ajo do të ndeshet me spanjollen Suarez Navarro, që ka mundur 2-1 me sete estonezen Anett Kontaveit.
Artikuj të ngjashëm