Futbollisti i akademisë së Real Madridit dhe njëri nga kapitenët e skuadrës, Nacho Fernandez, mund të largohet nga klubi spanjoll në fund të sezonit, shkruajnë mediat në Spanjë, të martën.
32-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës dhe mund të largohet nga “Los Blancos” në verë si lojtar i lirë.
Sevillan dhe Real Betis janë dy klubet që kanë shfaqur interesim për Nachon.
Gjatë gjithë kohës, spanjolli ka qenë i gjithanshëm, duke luajtur në të gjitha pozitat defanzive te Real Madridi.
Mbrojtësi spanjoll ka 282 paraqitje me Realin deri më tani. Ka shënuar 15 gola dhe ka bërë nëntë asistime.
Me Spanjën është paraqitur në 22 ndeshje dhe ka shënuar një gol.