Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nacho largohet nga Real Madridi

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez do të largohet nga ekipi në fund të këtij edicioni. Gazeta spanjolle "Marca" të enjten shkruan se Nacho tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij.

Ai pritet që karrierën ta vazhdoj në Serie A, te skuadra e Romës që tashmë i ka ofruar kontratë katërvjeçare. Nacho 29-vjeçar, ka kontratë me Realin deri në vitin tjetër dhe mund të largohet nga ekipi për 20 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Te Roma, ai shihet si përforcim i duhur dhe zëvendësim për Kostas Manolasin që pritet të largohet nga ekipi. Nacho prej vitit 2013 është pjesë e ekipit të parë të Real Madridit dhe ka regjistruar 188 paraqitje deri më tani. Këtë edicion, Nacho ka 28 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka edhe 22 ndeshje të zhvilluara me Përfaqësuesen e Spanjës.