Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mutu kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”

Legjenda rumune e futbollit, Adrian Mutu, është shprehur shumë kritik për gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova e Rumania luajtën të premten në “Fadil Vokrri”, ndërsa fusha ishte e mbushur me ujë. Për gjendjen e fushës kritika ka pasur edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

“Ishte fushë e vështirë. Nuk mund të besoj që në vitin 2023 ka ende një ekip nacional që mund të luaj në një fushë si ajo. Na ka krijuar vështirësi, por po ashtu nuk kemi tentuar të krijojmë”, ka thënë Mutu, përcjell “fanatik.ro”.

Topi në shumë raste nuk ka lëvizur si duhet për shkak të sasisë së madhe të ujit në fushë. “Fadil Vokrri” është stadiumi i vetëm që i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare në Kosovë.