Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, është shprehur i lumtur që ka shënuar golin e dytë për fanellën e “Topçinjve”, por është mërzitur që ekipi i tij nuk arriti fitoren në derbin me Manchester Cityn.
Mustafi asistoi në golin e parë dhe shënoi të dytin për barazimin 2 me 2 të Arsenalit me Cityn.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“2-2 barazimi në shtëpi ndaj Cityt. I lumtur që ndihmova ekipin me golin tim. Turp që nuk i morëm tri pikët”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Arsenali tani mbetet shtatë pikë prapa pozitës së katërt, e fundit që çon në Ligën e Kampionëve.