Mbrojtësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut dhe futbollisti i Ingolstadtit, Visar Musliu, do të jetë jashtë fushës së gjelbër për një muaj.
Ai pritet të jetë i gatshëm për lojë në fillim të muajit maj, ndërsa vetë lojtari shpreson të jetë i gatshëm për duelet kualifikuese të Evropianit të vitit të ardhshëm kundër Ukrainës në shtëpi dhe ndaj Anglisë si mysafir.
“Kam pasur dhimbje në kofshë gjatë gjithë javës. Duhet të bëj pushim prej tre deri në katër javë dhe më pas do të nis stërvitjet sërish”, ka thënë Musliu të premten, shkruan “ekipa.mk”.
“Shpresoj të jem i gatshëm për lojë në qershor. Nuk mund të them asgjë tani. Gjëja më e rëndësishme është të kthehem në stërvitje dhe më pas të përgatitem mirë”, ka thënë Musliu.
28-vjeçari luan në rangun e tretë të futbollit të Gjermanisë, ndërsa ka zhvilluar 24 paraqitje në edicionin e sivjetmë.