Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muslija luan në një tjetër disfatë të Freiburgut

Florent Muslija debutoi me humbje te Freiburgu në fundjavën e kaluar.

Në humbje luajti për shtatë minuta edhe të shtunën.

Freiburgu u mposht 3:1 në shtëpi nga Stuttgarti në formë, që shënoi fitoren e dytë rresht në Bundesligë.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 20-të.

Brenda shtatë minutash, Stuttgarti shënoi dy herë, me Deniz Undavin dhe Chris Fuhrich.

Merlin Rohl u ndëshkua me të kuq te vendësit, por pavarësisht se me një lojtar më pak, Freiburgu shënoi në minutën e 11-të shtesë të pjesës së parë.

Edhe Muslija shënon golin e katërt në Bundesliga 2 Futboll Muslija shënon golin e katërt në Bundesliga 2

Për 2:1 realizoi Lukas Kubler.

Maximilian Mittelstadt e vendosi epilogun final të kësaj ndeshjeje.

Stuttgarti mbetet në pozitën e tretë me 40 pikë, kurse Freiburgu ka 28 pikë në vendin e shtatë.