Anëtari më i ri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Florent Muslija, këtë javë pritet të pajiset me pasaportën e Kosovës për të qenë gati për ndeshjet e ardhshme që Kosova i luan në kualifikimet për Euro 2020, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.
Muslija ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme në Ambasadën e Kosovës në Gjermani.
Mesfushori 20-vjeçar i Hannoverit pritet të jetë ndihmesë e madhe për Kosovën.
Ai i kishte thënë “Po” Kosovës në fund të qershorit.
Në shtator, Kosova pret Çekinë dhe i shkon Anglisë në kualifikuese.
Artikuj të ngjashëm
-
Muslija për FIFA-n: Kosova do të japë çdo gjë për të arritur në Botëror
-
Muslija po kërkohet nga disa klube të Bundesligës
-
Paderborni zyrtarizon ftesën e Kosovës për mesfushorin Muslija
-
Pas shënimit në Gjermani, Muslija shpreson të luajë më shumë te Kosova
-
Florent Muslija ftohet nga Bernard Challandes për dy ndeshjet e shtatorit