Manchester Unitedi dhe Ajaxi do të kenë mundësi të lustrojnë traditën krenare evropiane dhe të përfundojnë stinorin me një sukses të madh, kur të takohen në finale të Ligës së Evropës të mërkurën mbrëma në Stockholm.
Ndeshja e përball forcën financiare dhe mbrojtjen e fuqishme të Manchester Unitedit që ka pranuar vetëm shtatë gola në këtë garë dhe skuadrën e re të Ajaxit që po bën lojë atraktive në sulm, por që ka pasur probleme në ndeshjet si mysafire, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Shumë në Holandë thoshin se nuk është e mundur për një skuadër holandeze të luajë në finale, pasi që dallimi financiar mes klubeve të mëdha dhe klubeve holandeze është shumë i madh, por ne ia dolëm", ka thënë trajneri i Ajaxit, Peter Bosz.
Me gjithë muskujt financiarë, skuadra e Jose Mourinhos ka hasur në vështirësi në Premier League dhe në fazën nokaut të Ligës së Evropës në disa raste dukej e plogësht.
Pasi ka përfunduar jashtë Top 4 në Angli dhe ka humbur sulmuesin Zlatan Ibrahimoviq me një lëndim serioz të gjurit, Manchester Unitedi tash varet në një fitore në "Friends Arena" në Stockholm për të arritur në Ligën e Kampionëve stinorin e ardhshëm.
Fituesi i Ligës së Evropës kualifikohet direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve stinorin e ardhshëm. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.