Njëri nga lojtarët më të mirë të Përfaqësueses së Gjermanisë në Kupën e Botës në Katar, mund të kishte qenë lehtësisht në skuadrën e Anglisë. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayern Munichut, Jamal Musiala, përfaqësoi Anglinë në nivelin e të rinjve përpara se të zgjidhte përfundimisht Gjermaninë vitin e kaluar, pasi u bind nga trajneri i atëhershëm Joachim Loew.
Musiala konfirmoi vendin e tij te Gjermania në Kupën e Botës me një paraqitje vendimtare në fitoren 2:0 të Bayernit ndaj Schalkes të shtunën. Duke bërë paraqitjen e 100-të për klubin në moshën 19-vjeçare, Musiala asistoi për të dy golat, njëri prej të cilëve ishte me një pasim me takë për Serge Gnabryn. Shkathtësia individuale u shfaq kur ai dribloi përtej dy mbrojtësve dhe kaloi portierin, ndonëse goli u anulua për pozicion jashtë loje. Mes admiruesve të Musialas është edhe kapiteni fitues i Kupës së Botës në vitin 1990, Lothar Matthaeus, i cili i kërkoi Bayernit ta vendoste të riun në zemër të ekipit për vitet në vijim, siç bëri Barcelona me Lionel Messin për më shumë se një dekadë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, vlerësoi “këmbët e shpejta dhe të gjalla” të Musialas dhe sugjeroi që puna e tij e shpejtë me këmbë ndonjëherë e bënte punën e vështirë të dukej e lehtë, me lojtarin që gjithmonë dukej se ishte i pari që kthehej prapa për ta ndihmuar ekipin. Musiala e lë lojën e tij të flasë dhe në përgjithësi është i sjellshëm dhe modest në intervista.
“Ishte e rëndësishme që ne morëm tri pikë për të shkuar me një ndjenjë të mirë në pushimin e Kupës së Botës”, ishte këndvështrimi i Musialas për shfaqjen e tij fituese kundër Schalkes. “Mendoj se për gjysmën e parë të sezonit kemi bërë mirë. Kemi pasur faza të këqija, por mendoj se është mirë ta mbyllim sezonin fuqishëm”.
I lindur në Gjermaninë jugperëndimore nga babai nigerian dhe nëna gjermane, Musiala kaloi pothuajse një dekadë të fëmijërisë në Angli. Ai ishte lojtar i ri fillimisht për Southamptonin, pastaj Chelsean, derisa nënshkroi për Bayernin në vitin 2019 në moshën 16-vjeçare. Kur pandemia e koronavirusit zgjati sezonin në qershor të vitit 2020, ai bëri debutimin për t'u bërë lojtari më i ri i Bayernit në Bundesligë ndonjëherë. Tre muaj pas kësaj ai ishte golashënuesi më i ri i klubit në kampionat. Trajneri që i dha Musialas shansin në ekipin e parë në atë kohë, Hansi Flick, tani është trajner te Përfaqësuesja e Gjermanisë. Pasi Loew e bindi adoleshentin të luante për Gjermaninë dhe i dha atij debutimin ndërkombëtar, Flick e bëri Musialan titullar të rregullt në ekip, duke luajtur në tetë ndeshjet e fundit që ishin miqësore dhe në kuadër të Ligës së Kombeve.
Një veçori e karrierës ndërkombëtare në lulëzim të Musialas është se nga 17 ndeshjet për Gjermaninë, tri janë luajtur kundër Anglisë – ekipi për të cilin ai mund të kishte luajtur në vend të Gjermanisë. Përfaqësuesja e Gjermanisë ndeshjen e parë në botërorin “Katari 2022” e luan më 23 nëntor kundër Japonisë. Ndërsa në kuadër të Grupit E do të përballet edhe me Spanjën dhe Kostarikën.