Britaniku Andy Murray është kualifikuar në finale të Kampionatit të Dubait, pas fitores ndaj francezit Lucas Pouille.
Numri një në botë fitoi me lehtësi francezin me rezultat 7-5 6-1 për të arritur finalen e tij të dytë në Dubai, transmeton Koha.net shkrimin e BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në finale do të përballet me spanjollin Fernando Verdasco që në gjysmëfinalen tjetër e mposhti holandezin Robin Haase me rezultat 7-6 (7-5) 5-7 6-1.
“Ishte ndeshje e vështirë dhe bëra mjaft gabime. Por, kishte edhe gjëra të mira aty. Mendoj se ndeshja e djeshme ndikoi sot, ndonjëherë nëse këmbët janë të lodhura, atëherë shërbimet janë ato që shkojnë. Por, pasi meçi po vazhdonte fillova të ndihem më mirë dhe kjo më ndihmoi”, është shprehur Murray.
Murray asnjëherë nuk e ka fituar këtë turne, pasi në finalen e parë të tij në Dubai ishte mposhtur nga Federer në vitin 2012.