Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Murray dhe Embiid shënojnë nga 50 pikë në fitore

Jamal Murray u bë basketbollisti i parë në ligën NBA që shënon 50 pikë në një ndeshje pa provuar nga gjuajtja e lirë.

Denver Nuggetsi mposhti Cleveland Cavaliersin në fund, 120:103. Murray ishte i saktë në 21 prej 25 tentimeve për dy pikë, përfshirë tetë trepikësha nga 10 tentime.

50 pikë i ka shënuar edhe qendra e Philadelphia 76ers, Joel Embiid, kundër skuadrës Chicago Bulls.

Embiid po ashtu regjistroi 17 kërcime, pesë asistime e katër bllokada në fitoren 112:105.

Murray, i cili shënoi nga 50 pikë në dy ndeshje të plejofit në sezonin e shkuar, e theu rekordin e vendosur në nëntor të vitit 2018 kur kishte shënuar 48 pikë në sezonin e rregullt.

“Është gjë e mirë të shkruash historinë. Është një statistikë e mirë”, ka thënë pas ndeshjes Murray.

Edhe Embiidi barazon rekordin e para 51 vjetëve Sport Embiidi barazon rekordin e para 51 vjetëve

Embiid nga ana tjetër shënoi 17 herë nga 26 tentime nga loja, ndërsa ishte i saktë 15 herë nga 17 tentime nga gjuajtjet e lira. Edhe ai e theu rekordin me 49 pikë që e kishte vendosur kundër Atlanta Hawks në muajin shkurt të vitit të kaluar.

“Bashkëlojtarët më gjetën mua. Jam shumë i lumtur për atë që bëmë”, tha basketbollisti nga Kameruni.

“E përfundova punën mirë. Kjo është puna ime dhe për këtë gjë paguhem”, përfundoi ai.