Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqit nuk i pëlqen aspak VAR-i

Vedat Muriqi - Mallorca

Sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit aspak nuk i pëlqen sistemi VAR. Të enjten, futbollisti i Mallorcas ka thënë se arsyeja që nuk i pëlqen VAR-i, është se kur shënon gol nuk mund të gëzohet pa u konfirmuar se gjithçka ishte në rregull. Kështu, ka shkruar “Mundo Deportivo”.

“Më përpara kur kë shënuar gol, je gëzuar dhe ke mundur ta shprehësh gjithë gëzimin, por tani duhet të presësh VAR-in të konfirmoj se gjithçka ishte në rregull”, ka thënë Muriqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë futbollist të preferuar në kampionatin e Spanjës, ndonëse ka pranuar se i pëlqen loja që bën Karim Benzema e Robert Leëandoëski. Ndërkohë, mbrojtësi që e ka markuar më së miri, ka thënë se është Gerard PIque.

“Po ashtu, në Spanjë futbolli është më shumë futboll teknik dhe teknik sesa në Itali dhe për këtë arsye më pëlqen më shumë La Liga”, ka shtuar Muriqi. 28-vjeçari këtë sezon ka 9 gola në 21 paraqitje me fanellën e Mallorcas.