Manchester City është treguar e pamëshirshme në sfidën e parë gjysmëfinale të Carabao Cup ndaj Burtonit, duke e mposhtur me rezultat prej 9-0.
E nga minuta e parë në këtë fitore të thellë ishte edhe përfaqësuesi i Kosovës portieri Arijanet Muriq, transmeton Koha.net.
Në këtë takim shkëlqeu sulmuesi brazilian Gabriel Jesus që shënoi gjysmën e golave.
E golat e tjerë i shënuan De Bruyne, Zinchenko, Foden, Walker e Mahrez.