Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se fitorja e sotme me Bullgarinë ishte një ëndërr e kthyer në realitet.
Tha se ishte fitore e merituar, por u shpreh se ndeshjet e radhës do të jenë më të vështira.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi edhe dy kundërshtarë të fortë, por shpresoj të bëhemi arrë e fortë për ta”, tha Muriqi, raporton Koha.net.
Ai tha se futbolli pa tifozë s’ka lezet, siç ndodhi me Malin e Zi, dorësa i falënderoi nga zemra të gjithë ata që i kanë përkrahur.
Muriqi tha se të gjithë 35 lojtarët e Kosovës janë në nivele të mira.
“Jemi shumë lojtarë të mirë, 35 sa jemi.
“Po, pse jo. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm”, tha Muriqi kur u pyet nëse është i mundshëm vendi i dytë në këto kualifikime.
Muriqi shënoi golin e barazimit në 2-2, para se të shënonte golin e fitores Rashani në minutën e 92-të.