Portieri Arjanet Muriq pritet të debutojë me ekipin e parë të Manchester Cityt, por jo edhe me përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjet e muajit tetor, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Shtatlarti Muriq pritet ta fitojë rastin nga trajneri Pep Guardiola, të paraqitet nga minuta e parë në ndeshjen që Manchester City e zhvillon të martën (sot, 20:45) ndaj Oxford United, në kuadër të 1\16 të League Cup.
“Pep Guardiola po planifikon disa ndryshime në ekip për ndeshjen në udhëtim ndaj Oxford Unitedit. Guardiola do t'ia japë rastin Aro Muriqit për të debutuar. Guardiola është i interesuar që t'i pushojë disa lojtarë dhe Muriqi do të luajë nga minuta e parë. Kujtojmë se Muriqi është kthyer nga Breda ku ishte i huazuar, pasi u lëndua portieri Claudio Bravo”, shkruan të hënën portali i afërt me klubin anglez “manchestereveningnews.co.uk”.
Edhe vetë trajneri i Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se disa lojtarë të rinj do të kenë rastin të luajnë të martën mbrëma... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)