Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriq debuton për Cityn

Portieri Arjanet Muriq ka debutuar me ekipin e parë të Manchester Cityt në ndeshjen për kupë.

Shtatlarti Muriq ka fituar rastin nga trajneri Pep Guardiola, të paraqitet nga minuta e parë në ndeshjen që Manchester City po e zhvillon ndaj Oxford United, në kuadër të 1\16 të League Cup, transmeton Koha.net.

Muriq ka pranuar të luajë për Kosovën, por pritet të mungojë edhe në ndeshjet e tetorit shkaku i kompletimit të dokumentacionit.

Ai është kthyer te City pas lëndimit të portierit të dytë të ekipit, Claudio Bravo.