Vedat Muriqi nuk po kalon çaste të mira që prej transferimit te Lazio nga Fenerbahce. Sulmuesi kosovar, veçanërisht kur drejtimin e skuadrës e mori Maurizio Sarri në verë, ka luajtur shumë pak minuta. Madje, edhe në ato pak minuta, kritikat nuk kanë munguar për të.
Muriqi luajti për gati 30 minuta në ndeshjen e djeshme kundër Juventusit (0:2), ku nuk arriti të linte gjurmë.
Në Twitter, tifozët lacialë shprehën zhgënjimin e tyre me formën e 27-vjeçarit.
Një tifoz i Lazios i shkroi atij: “Përshëndetje bishë, nuk po funksionon”.
Muriqi iu përgjigj: “Faleminderit që je gjithmonë përkrah meje vëlla. Pirati juaj tashmë ka vdekur (mendërisht)”, duke aluduar te vetja.
Një përgjigje që “tregon” aventurën e deritanishme të Muriqit që prej kalimit në Itali për 18 milionë euro.
#LazioJuventus
— Marco Rango (@UomoRango) November 20, 2021
ciao Bestia,
non ha funzionato.@OfficialSSLazio @MuriqiVedat