Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, është duke luajtur titullar për Lazion në ndeshjen ndaj Torinos së Mërgim Vojvodas në Serie A.
Muriqi ka ndihmuar në golin e parë të shënuar nga Andreas Pereira. Ai dërgoi topin te Patricun, i cili më pas asistoi për Pereiran.
Torino ka arritur të përmbysë rezultatin dhe po kryeson 2:1. Gleison Bremer (20’) dhe Andreas Belotti (25’ penallti) kanë shënuar për Torinon. Te Torino titullar është Vojvoda. Ndeshja i takon xhiros së gjashtë të Serie A.
Artikuj të ngjashëm