Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi me Mallorcan mposhten thellë nga Bilbao

Athletic Bilbao i ka shkaktuar Mallorcas së Vedat Muriqit disfatë të thellë në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligas së Spanjës.

Bilbao të premten mbrëma fitoi me rezultatin 4:0, ndërsa sulmuesi i Kosovës u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë.

Mbrojtësi Yuri Berchiche i shënoi të dy golat në pjesën e parë, në minutën e tretë dhe të 16-të. Gorka Guruzeta realizoi për 3:0 në minutën e 62-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Iker Muniain, në minutën e 89-të.

Pas 23 ndeshjeve, Bilbao renditet në pozitën e pestë me 45 pikë. Mallorca vazhdon luftën për mbetje në elitë. Ka 20 pikë në pozitën e 15-të.