Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi i lumtur për paraqitjen para tifozëve të Kosovës

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi, ka thënë se është i lumtur për paraqitjen e parë para tifozëve të Kosovës.

Ai debutoi në fitoren 4 me 0 në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kombeve ndaj Azerbajxhanit.

“Jam i lumtur që luaj këtu. Uroj gjithë shtetin për këtë sukses. Stadiumi ishte i mbushur. Dhamë gjithçka për të fituar këtë ndeshje. Ndjehem mirë. Kemi rezultat të mrekullueshëm. Ndihem shumë mirë për skuadrën”, ka thënë ai pas triumfit që çoi Kosovën në Ligën C.