Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriq mbërrin në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Portieri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Arijanet Muriq ka mbërritur në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes një postimi në Instastory para disa orësh, transmeton Koha.net.

Portieri i dytë i Manchester Cityt pritet të jetë titullar për dy ndeshjet e radhës të Kosovës, atë ndaj Danimarkës, miqësore, si dhe atë ndaj Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Muriq kishte debutuar me Kosovën në fitoren e thellë prej 4-0 ndaj Azerbajxhanit në kuadër të Ligës së Kombeve, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer.

Image