Gianluca Di Marzio raporton se sulmuesi kosovar është gjithnjë e më afër transferimit te Lazio.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se për shërbimet e tij Lazio do t’i paguajë Fenerbahçes rreth 16 milionë euro, plus bonuset, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDitë më parë përfaqësuesit e Lazios kishin shkuar në Stamboll për të negociuar marrëveshjen me Fenerbahçen dhe Vedat Muriqin.
26 vjeçari ka qenë në një formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 17 gola dhe 7 asistime në 36 paraqitje.
Fenerbahçe e kishte transferuar Muriqin vitin e kaluar për vetëm 3.5 milionë euro nga Rizespori, dhe kjo ofertë e Lazios duket se është e mjaftueshme.
Lazio po synon të përforcojë skuadrën pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve.