Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka thënë se përballja me Çekinë, ishte ndeshja më e vështirë për Kosovën deri tash në eliminatoret për “Euro 2020”.
Humbja 2 me 1 ia shoi shpresat Kosovës për kualifikim direkt me shpresën që mbetet te play-offi i Ligës së Kombeve që do të zhvillohet në muajin mars.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi pasur presion, donim të fitonim me çdo kusht. Ishte ndeshja më e vështirë deri tash. Jemi krenarë për tifozët tanë që erdhën nga e gjithë bota për të na përkrahur. Thjesht duhet t’i falënderojmë të gjithë”, ka thënë ai teksa ka shtuar se për ndeshjen e së dielës ndaj Anglisë në Prishtinë pret ndeshje të mirë të Kosovës para tifozëve të vet.