Portieri i Kosovës, Aro Muriq, do të vazhdoj karrierën në Holandë. Ai të hënën mbrëma është huazuar te Willem II nga Manchester City.
Huazimi është i vlefshëm deri në fund të edicionit aktual. 22-vjeçari do të bashkohet me ekipin e ri prej të mërkurës.
Muriq deri më tani ishte i huazuar te Girona në kategorinë e dytë të Spanjës, por nuk kishte ndonjë sukses.
Willem II renditet në pozitën e 16-të të kampionatit holandez. Po lufton për mbetje në elitë.
Kjo skuadër ka angazhuar Muriqin pasi portieri Robbin Ruiter nuk mund të aktivizohet për një kohë.
“Për këtë arsye është dashur të përshtatemi me situatën e krijuar dhe kemi huazuar Aron për pjesën e mbetur të edicionit”, ka thënë drejtori teknik i Ëillem II, Joris Mathijsen.