Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mundje, Elvira Krasniqi ndalet në luftën e parë

Pasi tre mundës kishin pësuar pesë humbje pa pikë të fituar, të enjten në Evropianin U23 në Shkup ka garuar edhe Elvira Krasniqi.

Në raundin kualifikues të kategorisë deri 53 kilogramë, mundësja kosovare e kishte përballë hungarezen Szimonetta Timea Szeker.

Hungarezja ishte bindëse duke fituar 10:0. Lufta zgjati një minutë.

Përvoja në Evropian do të jetë e mirëseardhur për mundësen e re nga Kosova, Elvira Krasniqi.

Ajo, ndër të tjera, ka kuptuar se çka i duhet për më shumë sukses në një garë të rëndësishme evropiane.

Edhe Distria, kampione e Evropës për herë të katërt Luftarake Distria, kampione e Evropës për herë të katërt

Mundja kosovare është në kërkim të sukseseve të dikurshme.

Në Evropianin në Shkup paraqitja ishte larg prej asaj që e synojnë drejtuesit dhe vetë sportistët.