Xhudistja Erza Muminoviq është zgjedhur sportistja më e mirë e re nga Grupi KOHA.
Muminoviq këtë vit ka fituar medaljen e bronztë botërore dhe evropiane për të reja.
"Faleminderit grupi KOHA për çmimin. Ishte vit i mirë për mua marrë parasysh medaljen në botëror e evropian për të rinj. Falënderoj trajnerin Driton Kuka për punën e palodhshme që bën. Krenari që ushtroj e tri kampione olimpike. Shpresoj një ditë të fitoj medalje olimpike", tha ajo.
Juria e përbërë nga kryetarja Linda Shala, dhe nga Sami Sermaxhaj, profesor i shkencave sportive dhe trajner futbolli; Qeqa Krelani, gazetare sportive dhe paneliste e rregullt në Sportin Total; Kemajl Goca, gazetar sportiv me përvojë të gjatë; Kushtrim Krasniqi, zëdhënës i Komitetit Olimpik të Kosovës; Tahir Sopi, gazetar i sportit i KOHËS dhe Florim Maliqaj, po ashtu gazetar i sportit në KOHË, vendosën që ajo të zgjidhet më e mira në këtë konkurrencë.