Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mueller mohon negociatat me Bayernin për rinovimin e kontratës

Sulmuesi Thomas Mueller ka t hënë se nuk ka folur me drejtuesit e Bayern Muenchenit për rinovimin e kontratës.

Mueller ka kontratë me Bayernin deri në vitin e ardhshëm dhe ka mohuar të gjitha lajmet që kanë shkruar se ai është pranë arritjes së marrëveshjes me bavarezët për ta vazhduar bashkëpunimin.

Në fakt, ai ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Bayerni në verë. “Akush prej klubit nuk më ka kontaktuar dhe nuk jam në negociata për vazhdimin e kontratës. Kështu që, do të shohim se çka do të sjellë e ardhmja”, është shprehur 32-vjeçari. Mueller ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 20 asistime në 29 ndeshje për Bayernin këtë sezon