Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mudryku kompleton stërvitjen e parë me Chelsean

Mykailo Mudryk ka qenë i pranishëm në seancën e parë stërvitore si futbollist i Chelseat, në të cilën morën pjesë edhe Reece James dhe Ben Chilwell.

“Blutë e Londrës” po përgatiten për derbin ndaj Liverpoolit të shtunën, ndërsa Mudryku që të dielën u zyrtarizua si lojtar i ri i Chelseat, ushtroi bashkë me Jamesin dhe Chilwellin, të cilët iu bashkuan grupit pasi për kohë të gjatë munguan shkaku i lëndimit në gju, respektivisht të zgjatjes së muskulit.

Chelsea është në pozitën e 10-të aktualisht në tabelën e Premier Leagues me 28 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli një pozitë më lart.

Artikuj të ngjashëm