Agon Muçolli i ka plot 18 ndeshje për të rinjtë e Danimarkës në futboll. Por ftesës së re nga Danimarka, 18-vjeçari është i vendosur që t'i përgjigjet negativisht. Ai thotë se në të ardhmen do të luajë vetëm për Kosovën apo Shqipërinë.
Familja e Muçollit është me prejardhje nga Podujeva, por Agoni ka lindur në Danimarkë. Ai aktualisht është pjesë e klubit Vejle që garon në kategorinë e dytë të Danimarkës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe ekipi i parë i Vejles është së bashku me vëllanë më të vogël, Arbnorin, 17-vjeçar. Për dallim nga Agoni, Arbnori planifikon që të vazhdojë të luajë për të rinjtë e Danimarkës. Ai i ka katër ndeshje për U-18 të Danimarkës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.