Mozambiku ka shënuar dy gola të shpejtë në fundin e ndeshjes për ta fituar një pikë në përballje ndaj Ganës. Ndeshja përfundoi baras, 2:2.
Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe i takoi Grupit B. Jordan Ayew shënoi dy golat nga penalltia. Të parin në minutën e 15-të, kurse të dytin në minutën e 70-të.
Geny Catamo shënoi nga penalltia golin për 2:1 në minutën e 91-të, ndërsa të barazimit pas tre minutave nëpërmjet Reinildo Mandevas. Mozambiku dhe Gana kanë nga dy pikë.