Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Moyes kandidat për të marr drejtimin e SHBA-së

Ish-trajneri i Manchester Unitedit dhe Evertonit, David Moyes mund të marrë drejtimin e kombëtares së SHBA-së në futboll, raporton The Sunday Times.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se 55 vjeçari, me një karrierë të bujshme në Evropë, është kandidati kryesor për të marrë menaxhimin e SHBA-së, transmeton Koha.net.

Së fundmi Moyes kishte ndihmuar West Hamin që shmangte rënien nga Premier Ligë, duke lejuar edhe skadimin e kontratës së tij afatshkurtre të skadojë me klubin londinez.

Kundërkandidatë të tij raportohet se janë Juan Carlos Osorio dhe Gregg Berhalter, që kanë përvojë në futbollin amerikan.

Artikuj të ngjashëm