Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka nënshkruar kontratë për zgjatjen e qëndrimit në Manchester për të paktën deri më 2020, me opsion për një vit tjetër.
Mourinho fitoi vitin e shkuar Kupën EFL në shkurt si dhe siguroi titullin e Ligës së Evropës.
“Jam shumë i nderuar dhe krenar që jam trajner i Manchester Unitedit. Do të doja të falënderoja shumë pronarët e klubit për njohjen e punës dhe dedikimit tim. Jam i lumtur se si ndihen ata dhe për besimin që jam trajneri i duhur për klubin”, ka thënë Mourinho.