Trajneri i ri i Tottenhamit, Jose Mourinho, duket se ka thumbuar akademitë e ish-klubeve të tij, në intervistën e parë si trajner i londinezëve.
Portugezi nuk njihet si trajner i lidhur me lojtarë të rinj, por ai insiston se kjo është ajo që ai dëshiron.
Gjithsesi, ai beson se në klubet e mëhershme s’ka mundur ta shfrytëzonte akademinë siç mundet te Spurs.
“Me të vërtetë më pëlqen kjo skuadër dhe lojtarët e rinj – nuk ka një trajner në botë që nuk pëlqen të luajë me lojtarë të rinj dhe të ndihmojë të rinjtë të zhvillohen – as një”, ka thënë ai në deklaratën e parë për faqen e Tottenhamit.
“Problemi është se nganjëherë ju jeni në klube ku nuk ka punë të mjaftueshme për të nxjerrë lojtarë të tillë, andaj shikoj historinë tonë dhe shoh se akademia gjithmonë i ka dhënë talentet për të cilat ka pasur nevojë ekipi i parë. Sigurisht, mezi pres të punoj me këto profile”, ka shtuar ai.
Edhe
Mourinho premton të mos përsërisë gabimet e kaluara te Tottenhami
Ai ka thënë se gjithmonë ka qenë vështirë të luash kundër Tottenhamit, ndërsa ka lavdëruar edhe stadiumin e ri të klubit duke e quajtur më të mirin në Evropë.
Portugezi në të kaluarën në Premier Ligë ka udhëhequr Chelsean e Manchester Unitedin.