Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho: Shanset për top katërshe s’kanë përfunduar

Jose Mourinho insiston se Manchester Unitedi nuk është jashtë garës për top katërshe, por thekson se “ekipi po humb shumë pikë në shtëpi”.

“Djajtë e Kuq” dje dështuan të futen në një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi barazuan në shtëpi ndaj Bournemouthit me rezultat 1-1, transmeton Koha.net.

“A janë shuar shanset për top katërshe? Jo. Ka ende shumë ndeshje për t’i luajtur, pikë për të fituar, dhe për të humbur, pikë për të luftuar, por e vërteta është se po humbim pikë në shtëpi. Nëse i shikojmë pikët që kemi humbur në shtëpi, të gjitha ndeshjet që barazuam, nëse i mblidhni ato atëherë janë në pyetje 10 apo 12 pikë, dhe me ato nuk do të ishim duke folur për top katërshe, por për vendin e dytë apo të parë”, është shprehur Mourinho, raporton Goal.

Artikuj të ngjashëm