Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho pret përkrahje të zjarrtë në derbi

Tottenhami mund të përfitojë nga rikthimi i tifozëve për takimin e së dielës kundër Arsenalit vetëm nëse ata janë në përkrahje të ekipit dhe jo vetëm të qëndrojnë në shkallë të stadiumit. Kështu ka thënë trajneri Jose Mourinho të premten para kryendeshjes së xhiros së 11 në futbollin anglez.

Takimi Tottenham – Arsenal luhet nga ora 17:30.

Londra është në nivelin e dytë të masave për Covid-19 dhe tifozët do të kthehen në stadium për herë të parë që prej muajit mars, transmeton KOHA.

Se është përparësi për Tottenhamin që do t’i ketë tifozët e vet në fushë, e ka pranuar edhe trajneri Mikel Arteta. Arsenali i drejtuar nga ai, mposhti të enjten Rapid Vjenën në Ligën e Evropës para dy mijë tifozëve në “Emirates Stadium”.

Arsenali hyn në këtë ndeshje nga vendi i 14-të, ndërsa ka marrë vetëm katër pikë në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.

Të dielën, “revolveristët” mund të jenë pa Thomas Parteyn e David Luizin, kurse Nicolas Pepe është i suspenduar.

Edhe Arsenali në presion, përballet me Tottenhamin Futboll Arsenali në presion, përballet me Tottenhamin

Nga ana tjetër, Harry Kane, Sergio Reguilon, Carlos Vinicius e Toby Alderweireld janë në dyshim për të luajtur, teksa Erik Lamela nuk do të jetë në gjendje të luajë.

Po të dielën nga ora 20:15, Liverpooli që ka 21 pikë aq sa Tottenhami lider, do të luajë kundër Wolverhamptonit.

“Të Kuqtë” e Jurgen Kloppit i kanë fituar shtatë ndeshjet e fundit në Premier League kundër këtij ekipi, me goldallim 15-2.