Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka kontaktuar direkt me mesfushorin kosovar, Granit Xhaka për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.
Kështu ka raportuar të hënën gazeta zvicerane “Blick”. Siç mëson “Blick”, Mourinho i ka treguar Xhakës pse dëshiron ta ketë në skuadër edicionin e ri. Londinezët për Xhakën kërkojnë 25 milionë euro, ndërsa drejtuesit e skuadrës së Romës janë të gatshëm të paguajnë vetëm 15 milionë euro.
Nëse ka dakordim mes klubeve, atëherë marrëveshja pritet të përfundojë para Evropianit. Xhaka 28-vjeçar Me Arsenalin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Interesim për mesfushorin e Zvicrës ka shprehur edhe Liverpooli.