Për herën e parë në karrierën e tyre si trajnerë, Jose Mourinho, Juergen Klopp dhe Pep Guardiola do ta fillojnë edicionin pa asistentët e tyre besnikë, shkruan Daily Mail.
Rui Faria, Zhelko Buvac dhe Domenen Torrent së bashku i kanë kaluar 45 vjet si "duar të djathta" të tre trajnerëve të njohur, por për koiçidencë të tre janë larguar brenda dy muajve (prill-qershor) nga postet e që i kanë mbajtur për kohë të gjatë, përcjell Koha Ditore.
Përderisa edicioni i ri në Premier League do të nisë javën e ardhshme (10 gusht), të tre trajnerët do të futen drejt një territori të panjohur, pasi dy prej asistentëve ende janë të papunë. Mourinho ende nuk e ka zëvendësuar Farian edhe pse portugezi pëlqen Michael Carrickun, që është tërhequr nga futbolli aktiv. Mirëpo, ish-mesfushori anglez ende nuk është pajisur me licencat e duhura për të punuar.
"Do ta organizoj stafin e trajnerëve në atë mënyrë që figura e ndihmëstrajnerit të mos ekzistojë fare", ka thënë Mourinho.
Portugezi me ndihmësin e tij, Faria, ishte njoftuar gjatë viteve ‘90 kur Mourinho punonte si përkthyes te Barcelona për trajnerin Sir Bobby Robson....