Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho kërkon edhe një transferim

Jose Mourinho i ka kërkuar Manchester Unitedit që të transferojë edhe një lojtar sa më shpejtë që është e mundur, transmeton Koha.net.

Lojtarët e ri të Unitedit, Romelu Lukaku dhe Victor Lindelof luajtën në fitoren prej 2-0 në miqësoren ndaj rivalit lokal Manchester City në International Champions Cup në Texas, transmeton Koha.net.

“Kur e shikoj ekipin dhe Lukakun, Lindelofin, do të doja që e tërë skuadra të jetë këtu. Nëse arrijmë të marrim edhe një lojtar, nuk po kërkoj dy patjetër, por nëse arrijmë të marrin një lojtar duhet të jetë sa më shpejtë që është e mundur”, është shprehur Mourinho, raporton Sky Sports.

Artikuj të ngjashëm