Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho iu përgjigjet kritikave që iu adresuan për Kanen

Jose Mourinho ka mbrojtur formën e Harry Kane në stilin e tij të lojës te Tottenham Hotspuri, pasi analisti televiziv, Paul Merson ka sugjeruar që sulmuesi i Anglisë do të vuajë me stilin e trajnerit të njohur portugez.

Merson, që punon për Sky Sports, ka thënë se 26-vjeçari Kane duhet të konsiderojë ndryshimin e klubit nëse Mourinho vazhdon me stil tradicional në Premier League, ashtu si bëri në barazimin 1:1 me Manchester Unitedin javën e kaluar.

Kane ka shënuar shtatë gola në 10 ndeshje nën urdhrat e Mourinhos, por ka dështuar të ketë ndikim ndaj Unitedit. Ishte ndeshja e tij e parë pas lëndimit të pësuar në janar. Sipas Mourinhos, Merson ka gabuar duke gjykuar vetëm me një ndeshje.

“Bilanci i golave që Harry ka me mua, është i lehtë të shihet... Unë mund të them se kam pasur disa sulmues që kanë luajtur për mua dhe nuk janë të këqij”, ka thënë Mourinho në një konferencë virtuale për shtyp të hënën.

Në përgjigjen pesëminutëshe, Mourinho ka përmendur lojtarë si Didier Drogba, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Diego Milito dhe Zlatan Ibrahimoviq.

Edhe Bayerni shqetësohet për Kanen para ndeshjes me Realin Futboll Bayerni shqetësohet për Kanen para ndeshjes me Realin

“Kështu që i dashur Paul, kam shumë respekt për ju. Mendoj se Harry Kane nuk ka fare problem për të shënuar gola në ekipin tim, sidomos kur është i gatshëm, është i freskët dhe ka rutinë të ndeshjeve”, ka thënë Mourinho.