Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është shprehur i lumtur që skuadra e tij është eliminuar nga Kupa Carabao pasi i ka hequr disa ndeshje në këtë muaj të ngarkuar.
“Djajtë e Kuqë” ishin mposhtur para Krishtlindjes nga Bristol City 2 me 1 në çerekfinale të Kupës, ndërsa ka ngecur në Premier Ligë me tri barazime në tri ndeshjet e fundit për të rënë në pozitën e tretë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMourinho tani thotë se mungesa në këtë kupë i jep më shumë hapësirë për pushim lojtarëve.
“Fakti që nuk do të luajmë në gjysmëfinale të Kupës është gjë e mirë sepse nuk kemi lojtarë që të luajnë dy ndeshje më shumë në janar”, ka thënë ai para ndeshjes me Evertonin të hënën.